Zbardhen detajet, 3 vëllezër sherr për pronat, plagoset edhe nëna

452
Sigal

SHKODER – Zbardhen detaje të reja të grindjes mes vëllezërve Qershia në fshatin Kirë të komunës Pult, ditën e djeshme që çoi në plagosjen me armë të dy vëllezërve si dhe nënës së tyre e cila kishte ndërhyrë për të sheshuar sherrin mes tyre. Sipas policisë konflikti mes Kol Qershisë 25 vjeç dhe vëllait të tij Martinit 19 vjeç ka ndodhur për motive pronësie, ndërsa është përshkallëzuar ku 25 vjeçari me armë zjarri ka plagosur vëllanë dhe nënë Lina Qershia 57 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Shkodër në gjëndje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën. Sherri në familje nuk përfundon këtu, pasi djali tjetër i familjes Mirash Qershia 23 vjeç, ka ndërhyrë në momentin e konfliktit duke i marrë armën vëllait Kol Qershia, dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e plagosur por gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas krimit, 23 vjeçari është larguar nga, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia, dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.

Shkodër, grinden 2 vëllezër, ndërhyn nëna…dhe plagosen të tre me armë 

SHKODER – Një 19 vjeçar ka plagosur me armë zjarri nënën dhe vëllanë e tij mbrëmjen e sotshme në Kir të Dukagjinit. Ngjarja ka ndodhur teksa autori Kol Qershia ka filluar të rrihet me të vëllanë Martin Qershia 25 vjeç në banesën e tyre. Në ato momente ka ndërhyrë nëna e tyre Lina për t’i ndarë, por 19-vjeçari i ka qëlluar me armë zjarri 56-vjeçaren si dhe vëllanë e tij më të madh.. Si rezultat i të shtënave, e ema e tyre ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa po te plagosur mbeten dhe autori i krimit si dhe vëllai i tij.  Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.