Ishte nisur për të takuar të afërmit, kush është 57-vjeçari që humbi jetën te liqeni i Banjës

258
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në liqenin e Banjës në Gramsh.

Një makinë ka përfunduar në liqen dhe dyshohet se, brenda saj ndodhen disa persona, ndërsa policia ka nxjerrë së fundmi një trup pajetë nga liqeni.

Bëhet fjalë për një 57-vjeçar me iniciale G.A, i lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë. Mësohet se burri po shkonte te të afërmit.

57-vjeçari ishte i sëmurë nga veshkat dhe bënte dializë. Makina kishte ndaluar në anë të rrugës, por në momentin e nisjes nga pakujdesia ka përfunduar në liqen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shushicë, zonë në të cilën liqeni ka thellësi të madhe.