Njeriu i afërt i kancelares Merkel e thotë qartë: Shembja e Teatrit Kombëtar rrezikon negociatat

274
Sigal

Johann Wadeful, një nga 3 njerëzit më të rëndësishëm të CDU-së së kancelares gjermane, ka bërë sot një deklaratë të fortë, se çështja e Teatrit Kombëtar mund të jetë një kusht i ri për nisjen e negociatave.

‘Si një mbështetës i perspektivës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar me nxitim dhe dhunë më zhgënjeu dhe më trishtoi.’- shprehet Wadeful, një mbrojtës i madh i të ardhmes Europiane të Shqipërisë.

Nga pozicioni i në kryetarit të grupit parlamentar të CDU-së, ai ka lobuar në grupin e CDU, por dhe me Holandën dhe vendet skeptike. Por me prishjen e Teatrit Kombëtar, tani Wadephul shpreh zhgënjim për këtë vendim.

‘A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente te vendeve anëtare, kur refuzuan të thonë ‘po’ për hapjen e negociatave?’

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU-së, praktikisht një nga 3 njerëzit më të fuqishëm në partinë e kancelares Merkel, e ka mbyllur postimin e tij duke tërhequr vëmendjen për demokraci dhe të drejtat e qytetarëve.