Deputeti i CDU i zhgënjyer nga shembja e Teatrit, reagon Kërpaçi: Shembja nuk ka të bëjë vetëm me artin dhe kulturën, por tregon dobësinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri

243
Sigal

Deputeti i CDU, Johann Wadephul, i cili është një nga mbështetësit më të fortë për prespektivën europiane të Shqipërisë, ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij, për shembjen e godinës.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Wadephul ka shtruar pyetjen, nëse kishin të drejtë shtetet që votuan kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Si një mbështetës i fortë i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar më zhgënjeu dhe mërziti. A kishin të drejtë kundërshtarët e mi nga disa parlamente kur refuzuan “po”-në e tyre hapjen e negociatave?”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Edhe ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaci ka reaguar në lidhje me komentin  e Wadephul në Twitter duke replikuar se shembja e godinës së Teatrit Kombëtar nuk ka të bëjë vetëm me artin dhe kulturën, por tregon dobësinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe mungesën e vullnetit nga ana e qeverisë për rrugën e integrimit europian dhe 15 kushtet e tij. Nevojë për ndryshim, nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme!