Kryeqyteti ende në shtetrrethim. I bllokuar aksi Elbasan-Tiranë, nuk lejohet as kalimi me autorizim në rrugën nacionale

295
Sigal

Ministria e Brendshme vijon të mbajë Tiranën në shtetrrethin për shkak të protestës që nis në orën 16:30. Mbetet i bllokuar aksi Elbasan-Tiranë dhe nuk lejohet as kalimi me autorizim në rrugën nacionale

Bllokimi i aksit rrugor Elbasan-Tiranë ka shkaktuar radhë kilometrike të mjeteve të cilët tentojnë të shkojnë në drejtim të kryeqytetit.

Edhe pse ndasitë mes dy bashkive, Elbasanit dhe Tiranës në bashki e gjelbër dhe të kuqe ekziston prej një jave, që prej datës 11 Maj, kjo situatë trafiku është vënë re vetëm dy ditët e fundit e lidhur kjo me protestat që po zhvillohen në kryeqytet për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Probleme të mëdha kanë pasur njerëzit që tentojnë të shkojnë drejt kryeqytetit dhe sidomos ata që janë të punësuar atje apo të tjerë që shkojnë për probleme shëndetësore.