Ishte duke peshkuar, ndërron jetë 60-vjeçari në Zvërnec të Vlorës. Dyshimet e policisë

372
Sigal

Policia e Vlorës informon se një 60 vjeçar ka ndërruar jetë në Zvërnec të Vlorës, pasi ishte duke peshkuar.

Uniformat blu të qytetit bregdetar thanë se dyshohet se 60-vjeçari ndërroi jetë nga ataku kardiak.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:45, në Triport, Zvërnec, pranë molit të peshkimit është gjetur i pajetë shtetasi A. J., rreth 60 vjeç, i cili ka qenë duke peshkuar. Nga kqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune, dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkak të infarktit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme.