Identifikohet shqiptari që humbi jetën në një aksident tragjik në Itali

426
Është identifikuar shqiptari që gjeti vdekjen ditën e djeshme në një aksident rrugor në Padova të Italisë. Viktima është 47 vjeçari Ferdinant Gjuzi, banues në Padova. Ai po udhëtonte me një automjet tip Opel Corsa, ku u përplas fort me një kamion, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Shqiptari mbeti i bllokuar brenda automjetit që u shkatërrua plotësisht, ndërsa u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë nga mjeti. Ende nuk dihen saktësisht shkaqet e aksidentit fatal, por dyshohet se shqiptari mund të ketë qenë i sëmurë. Automjeti i tij i doli në krah të kundërt kamionin, i drejtuar nga një 55 vjeçar italian nga Padova, punonjës i një firme.
Sigal