Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Elbasan si pasojë e një aksidenti rrugor.
Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë drejtimi i mjetit në gjendje të dehur nga shtetasi Lulëzim Kasa.
43-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit “KIA” me targë AA052BF, dhe është përplasur me një makinë të drejtuar nga një 21-vjeçare me inicialet K.B.
Si pasojë mbeti e plagosur vetë drejtësi i mjetit “KIA”, dhe dy pasagjeret me inicialet B.T, 22 vjeç dhe A.B, 18 vjeç. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore, dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq në vendngjarje ka mbërritur policia, dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.




















