Humb jetën në spital gruaja në Tiranë, arrestohet drejtuesi i mjetit që e aksidentoi

101
Sigal

Një shtetase ndërroi jetë sot pasi u përplas me makinë nga një 23-vjeçar në Tiranë. Aksidenti ndodhi orës 16:00 në bulevardin “Zhan D’Ark”.

Policia tha se 23-vjeçari me iniciale M. A. ka përplasur me makinë shtetasen e cila është dërguar me urgjencë në spital ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia tha se ka arrestuar drejtuesin e mjetit.