Humb jetën i moshuari në plazhin e Durrësit

475
Sigal

Është shënuar viktima e dytë në plazhin e Durrësit gjatë ditës së sotme, brenda 24 orëve.

Një burrë rreth 70-vjeç, i cili po hynte në det kur është ndjerë keq e ka rënë pa ndjenja, gjatë shoqërimit për në spital me ambulancë i moshuari ka ndërruar jetë.

Viktima po kalonte pushimet në plazhin e madh të Durrësit. Akoma nuk është bëri identifikimi i viktimës.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak, por policia vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.