Vlorë, përndiqte ish-të dashurin prej 3 vjetësh, kallëzohet 27-vjeçarja

489
Një 27-vjeçare është kallëzuar nga Policia e Vlorës për përndjekje. Sipas të dhënave, policia ka dërguar dosjen në prokurori për ndjekje penale ndaj 27-­vjeçares me iniciale M.D., pasi dyshon se ka përndjekur ish ­të dashurin e saj 32­ vjeçar. Mësohet se vajza përndiqte ish-­të dashurin e saj prej tre vitesh. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë dhe policia e këtij qarku shprehet se ka gjetur element të veprës penale nga ana e vajzës.
Sigal