Shtatë të mitur të moshave 16-17 vjeç janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi dyshohen se nëpërmjet profileve fallco komunikonin me shtetas të ndryshëm dhe i takonin në vende të errëta, duke u vjedhur shuma monetare.
Takimet liheshin pas bisedave në rrjetet sociale me profile false (kryesisht si femra) dhe më pas i ngrinin pritën duke i sulmuar dhe u merrnin paratë.
Po verifikohet për të gjitha rastet ku janë implikuar të miturit dhe komunikimet mes tyre në rrjetet sociale dhe telefon, kurse dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.






















