Korçë, 3 ditë nga zhdukja e 2 të miturave, familjarët apel për ndihmë

364
KORÇË – Zhdukja e dy vajzave të mitura nga qyteti i Korcës ka alarmuar famijarët, të cilët prej ditësh jetojnë me ankthin e humbjes së vajzave. 
Dy vajzat e mitura nga qyeti i Korcës, nxënëse në shkollën 9 vjecare ” Pandeli Cale” janë zhdukur tre ditë më parë ndërsa ende nuk dihet vendodhja e tyre. Kristina Zeqollari, 15 vjeç dhe Erigersa Dulellari, 14 vjeç, janë larguar nga banesa prej pasdites të së martës dhe askush nuk ka dijeni për vendodhjen e tyre. 
Familjarët e dy adoleshenteve, të tronditura nga humbja e vajzave kanë bërë apel për ndihmë për gjetjen e tyre, ndërsa me lot në sy shprehin frikën se mund t’ju ketë ndodhur dicka e keqe. 
Teksa thonë se, nga informacionet nga të afërmit kanë mësuar se dy të miturat janë larguar më një automjet blu, tip “Golf”, pranë stadiumit të qytetit.
Ndërkohë policia që prej tre ditësh vijon punën për gjetjen e tyre.
Sigal