Ja cila është 30-vjeçarja e plagosur në Shkodër, policia rrëfen ngjarjen

574
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Shkodrën, ku një vajzë ka mbetur e plagosur.

Raportohet se është plagosur Liljana Jeremija, 30 vjeçe, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Shkoder/ Informacion Paraprak

Me datë 05.02.2020, rreth orës 22:40, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve

Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.