Halimi: Procedim penal për 18 gjyqtarë, shkelje në marrjen e vendimeve

389
Sigal

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi premton se në Dhjetor do të ketë një fizionomi të re në gjykata

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë propozimin për marrjen e masave për 18 gjyqtarë që kanë dhënë vendime me shkelje të rënda. “Kemi kontrolluar dhe kemi çuar për procedim gjyqtarë që kanë patur të bëjnë me dhënien e vendimeve duke qenë jashtë procedurave të tyre përsa i përket etikës. Janë 3 gjyqtarë, të cilët janë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për çështje të dështimit të ekstradimeve. Janë raste të gjyqtarëve, të cilët kanë kryer shkelje të rënda proceduriale në fushën civile në dëm të sistemit bankar, duke pezulluar kreditë e këqija, pra duke pezulluar ekzekutimin e kolateraleve, mos gaboj janë 4 gjyqtarë”, deklaron Halimi në intervistën për AS. Në dhjetor besoj se do të kemi një fizionomi të re për çdo gjykatë, tha ministri, gjykata e Tiranës, ajo e Durrësit, ajo e Elbasanit, të cilat janë gjykata që përballojnë një ngarkesë të madhe, duhet të kemi një shtim të numrit të gjyqtarëve. “Gjykatat e tjera që kanë më pak punë, do të kenë reduktim të numrit të gjykatësve”, u shpreh ministri.