Grushte infermierit, kush është 30-vjeçari nga Durrësi që terrorizoi spitalin (Emri)

486
Një 30-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar infermierin e spitalit të Durrësit.
Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se Altin Allka goditi shtetasin me inicialet A.R. 38 vjeç, ndërsa akuzohet se dëmtoi dhe derën e sallës së operacionit. Ndërkohë, që nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Altin Allka 30 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 28.09.2017, në lagjen Nr.8 Durrës, në ambjentet e Spitalit Rajonal për motive të dobëta, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A.R. 38 vjeç, banues në Durrës, me detyrë infermier, si dhe ka dëmtuar derën e sallës së operacionit.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”dhe “Shkatërrimi I pronë” parashikuar në nenet 237 dhe 150 të Kodit Penal.
Sigal