Greqi, u arrestua trafikanti në kërkim bashkëpuntori i tij

316
Policia greka pasi ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptari një ditë më parë për trafik të lëndve narkotike, po kërkon tashmë bashkëpunëtorin e tij në këtë trafik. Një shtetas shqiptar është arrestuar për futjen në Greqi të një sasie kanabisi. 30 vjeçari u ndalua të dielën në afërsi të Kozanit, pasi pak më parë kishte hedhur nga makina tre çanta me lëndën narkotike.
Brenda çantave ishin 24 paketa me 21,7 kilogramë kanabis të papërpunuar.
Nga hetimet rezultoi se bashkë me drejtuesin e mjetit kishte hyrë në Greqi edhe një tjetër shtetas shqiptar, i cili zbriti nga makina para se mjeti të ndalohej dhe u largua me këmbë, duke përfituar nga terreni i thyer. Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për gjetjen dhe arrestimit e bashkëpunëtorit.