Greqi/ Po rregullonte gomën e makinës, prishet kriku dhe zë poshtë shqiptarin! 47-vjeçari ndërron jetë

101
Sigal

Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në si pasojë e një incidenti sot në qytetin e Selanikut në Greqi.

Sipas mediave vendase, shqiptari ende i paidentifikuar, ka tentuar të riparojë gomën e një automjeti.

Teksa ishte i shtrirë duke rregulluar gomën, kriku iu prish ndërsa makina e zuri sipër. Fatkeqësisht plagët e marra i shkaktuan vdekjen e menjëhershme 47-vjeçarit shqiptar.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.