Goditet grupi i trafikut të drogës Shqipëri-Greqi

415
Një sasi prej 33 kg marijuanë janë sekuestruar mbrëmjen e sotme nga autoritetet greke. Mësohet se në pranga kanë rënë dy shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar edhe 700 euro dhe 3 celularë. Sipas informacioneve të para, dy shqiptarët shkonin në Greqi cdo 15 ditë, dhe qëndronin vetëm një natë. Ata kanë qënë në vëzhgim prej kohësh nga autoritetet greke. 
Sigal