Gjirokastër/ E goditi vetëtima, humb jetën i riu

316
Sigal

Një i ri ka humbur jetën në Dropull të Gjirokastrës, pasi e goditi vetëtima. Stuhia ka përfshirë Gjirokastrën mbazditen e së enjtes, ku ka patur vetëtima të shumta. Njëra prej vetëtimave ka goditur të riun, i cili është gjetur pa shenja jete. Ai ishte duke kullotur bagëtitë në zonat malore të Dropullit.