Çiljeta me projekt të ri muzikor, ja supriza që ka rezervuar për fansat

291
Sigal

Çiljetën nuk e kemi parë prej shumë kohësh me projekte të reja muzikore. Por, këngëtarja edhe njëherë po kthehet me bashkëpunim, me një artiste të re. “Mke harru”, do të titullohet kënga për të cilën ajo ka bashkuar idetë me një femër dhe fjala është për vajzën që quhet Marsi. Kjo e fundit ka ndarë një fotografi në Instagram duke njoftuar se kënga e re me titull “Mke harru” vjen së shpejti pasi edhe xhirimet e klipit kanë përfunduar.