Bleona Qereti në listën e të veshurave më mirë, krah Charlize Theron dhe Scarlett Johansson

292

Një ndër shqiptaret pjesëmarrëse në eventin më të rëndësishëm në industrinë e filmit në botë, Oscars 2020, ishte dhe këngëtarja Bleona Qereti, e cila është vlerësuar nga media e huaj “Cosmopolitan”, si një ndër të veshurat më bukur.

“Oscars 2020 – veshja më e mirë lakuriq            

Ndërkohë, në festën e Oscars, Bleona Qereti godet nga koka tek këmbët, nga një fustan plot shkëlqim (dhe jo shumë më tepër),”- shkruan “Cosmopolitan”.  

Cosmopolitan për Bleona Qeretin.

Këngëtarja kishte zgjedhur si në shumicën e rasteve, të paraqitej në tapetin e kuq me një fustan të guximshëm, plot shkëlqim dhe transparent, që i nxirrte në pah hiret e saj perfekte.