Mashtruesja amerikane bëri lëmsh Sarandën, herë si zyrtare e Dash dhe herë si punonjëse e CIA, u shpëton nga duart policisë shqiptare dhe zhduket

Mc -gonigalët që i vijnë rrotull Shqipërisë dhe stacionohen më pas këmbë kryq duke mashtruar qytetarët nuk kanë të mbaruar në ven! Një tjetër rast flagrant që qytetarët kanë rënë pre prej mitizimit të të huajve ka ndodhur këtë radhë në Sarandë. Ngjarja u shit fillimisht si një aksion rutinë ku amerikanes ju gjet drogë, por policia kishte shkuar në shtëpi për të gjetur dokumente që e implikonin në skemat e mashtrimit ku Kelly Grigge herë dilte si punonjëse Departamentit të Shtetit dhe herë si punonjëse e CIA.
Prokuroria e Sarandës ka lëshuar një urdhër ndalimi për amerikanen 45 vjeçare Kelly Grigg. Ajo u arrestua në 23 shkurt të një viti më parë pas një kontrolli banese të policisë së Sarandës, e cila në operacion bashkëpunoi edhe me Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” si dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyra e Hetimeve Kriminale (DSS/OCI e Ambasadës Amerikane në Shqipëri). Arrestimi i Grigg u bë pasi në banesë iu gjet një sasi shumë e vogël “ekstazi” dhe mbetje “cannabis sativa” si dhe një thikë. Gjykata e Sarandës e liroi atë duke vendosur masën e sigurisë “garanci pasurore” në shumën 8 mijë euro dhe “detyrim paraqitje”. Megjithatë Grigg duket se nuk e ka respektuar këtë masë, duke detyruar Gjyqtaren Suela Xhani që në 14 qershor, me kërkesë të Prokurorisë, të ndryshojë masën duke caktuar tashmë “Arrest në burg”. Prokuroria ndërkohë ka lëshuar urdhër ekzekutimin e kësaj mase, duke bërë që policia e Sarandës ta shpallë në kërkim Grigg. Sipas Prokurorisë, nga verifikimet në sistemin TIMS, rezulton se në 18 mars Grigg është larguar nga Shqipëria përmes Rinasit duke mos u kthyer më.
Edhe pse avokati i saj tha se ajo ka qenë korrekte me zbatimin e masës, por siç ka vënë në dijeni Gjykatën në një seancë, ka pasur nënën të sëmurë në gjendje të rëndë, kjo nuk e ka bindur Prokurorinë e Gjykatën për të mos ndryshuar masën e sigurisë.
Zbulohet e vërteta e arrestimit të amerikanes Kelly Grigg
Edhe pse arrestimi i amerikanes Kelly Grigg në 2022, u tha se erdhi pas një kontrolli banese që zbuloi drogë dhe armë të ftohtë, motivet e mësymjes se policisë në banesë ishin krejt të tjera.
Sipas dosjes hetimore “Fillimisht më datë 24.11.2021 Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë ka regjistruar procedimin penal nr.772 të vitit 2021 për veprat penale “mashtrimi” kur ka sjellë pasoja të rënda dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e shitjes, ku objekt i hetimit të këtij procedimi penal ka qënë veprimtaria e kryer në territorin e Republikës së Shqipërisë nga ana e shtetasit Robert Preston, 60 vjeç.
Në mënyrë më konkrete, veprimtaria e shtetasit amerikan Robert Preston lidhet me përdorimin nga ana e tij të dokumentave të prodhuara në rrugë elektronike, ndër të tjerë edhe të dokumentave të emërtuara “Service Agreement” dhe “Promissory Note” të hartuara në gjuhë angleze, të cilat mbajnë nënshkrimin elektronik të shtetasit amerikan Robert Preston, dokumenta këto të cilat i ka përdorur në rrugë komunikimi elektronik apo dhe të komunikimit nëpërmjet rrjeteve sociale.
Shtetësja amerikane Kelly Grigg përgjatë viteve 2021 – 2022 ka banuar në një apartament të gjendur në Rruga “Lefter Talo” apartament në të cilin, sipas informacioneve të siguruara, janë formësuar dyshime se mund të gjendeshin dokumenta (kontrata) me përmbajtje të falsifikuara dhe me logo të istitucioneve të SHBA-së, si dhe një armë zjarri tip pistoletë, sende këto që dyshohet se shtetases amerikane, i janë dhënë nga shtetasi Robert Preston me qëllim për t’ju shmangur një kontrolli të mundshëm dhe të befasishëm, që mund t’i bëhej nga agjencitë ligjzbatuese, pasi dyshohet se kishte marrë dijeni nga shtetësja amerikane Denyce Serkin që e kish kallëzuar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
Nga informacionet e siguruara ka rezultuar gjithashtu se dokumentat për të cilat është dyshuar se mund të gjendeshin në apartamentin e shtetases amerikane, janë përdorur nga shtetasi amerikan Robert Preston me qëllim mashtrimin e personave të ndryshëm për arsye përfitimi material duke u prezantuar si punonjës i Departamentit Amerikan të Shtetit apo agjent sekret i shërbimeve të ndryshme të SHBA-së. Ndodhur në këto rrethana, në kuadër të hetimeve paraprake për këtë procedim penal, Prokurori ka vlerësuar të domosdoshëm edhe ushtrimin e kontrollit në apartamentin e shtetases amerikane. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës shtetases amerikane, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe 1 dokument me mbishkrimin “Coast Guard of the United States” me numër “197986 në emër të shtetasit Robert Preston, 1 dokument me mbishkrimin “Central Intellegence Agency” (CIA) me numër “197986” në emër të shtetasit Robert Preston, dokumenta këto që u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik grafik, ku referuar aktit të ekspertimit teknik dokumentash nr8899 datë 14.07.2022 rezulton se “dokumentat ID në emër të shtetasit Robert Preston, objekte ekspertimi, janë tërësisht të falsifikuar.
Kryeskandali/ Mashtruesit kosovarë i japin zyrë në Ministrinë e Brendshme
Në vitin 2003 një mashtrues i kalibrit të lartë vjen në Shqipëri dhe arrin të mashtrojë jo vetëm rojen, ministrin, por edhe drejtorin e SHKB të aso kohe. Personi u prezantua si punonjës i CIA dhe pa asnjë hezitim u nderua dhe ju përcaktua një zyrë në ministrinë e Brendshme. Madje drejtori i SHKB shkonte çdo mëngjes për t’i raportuar çfarë kishte ndodhur e çfarë priteshin të ndodhnin. Skandali plasi dhe mori dhenë se si kishte mundësi që një mashtrues kishte mundur të penetronte kaq thellë në Ministri pa një dokumentacion apo konfirmim nga lart.
Shqipëria “korridor” droge. Në gjysmën e parë të vitit 62 kg heroinë, 11 kokainë
Tabloidi i njohur britanik “The Times” /Ekuadori është në mëshirën e një vale krimi të drejtuar nga kartelet e drogës, të jashtëligjshëm vendas dhe gangsterë ndërkombëtarë. Disa nga organizatat më të fuqishme, që drejtojnë drogën në Guayaquil drejtohen nga shqiptarët. Njëri, i njohur si Klani ‘Farruku’, u shpërbë nga policia spanjolle prillin e kaluar. Oficerët arrestuan 17 persona të akuzuar për transportimin e dy tonëve kokainë, të fshehura në peshk të ngrirë, nga Guayaquil. Rreth 3000 shqiptarë mendohet se janë të vendosur në qytet. Vendi është tërheqës për bandat nga Ballkani pjesërisht, sepse deri në vitin 2020 shqiptarët dhe qytetarët e tjerë të Evropës Lindore nuk kishin nevojë për vizë hyrjeje për të hyrë; ata mund të mbërrinin si turistë dhe të zgjatnin vazhdimisht qëndrimin e tyre. “Ekuadori është bërë një pikë e nxehtë për trafikantët shqiptarë të nivelit të ulët dhe të mesëm, shumë prej të cilëve përballen me akuza penale dhe kërkojnë të rifillojnë karrierën e tyre jashtë Evropës,” / Stephen Gibbs The Times/
Edhe këtë vit Shqipëria është shndërruar në “korridor” ku qarkullojnë dhjetëra kilogram drogë. Në operacione të ndryshme policia ka sekuestruar sasi të mëdha heroine, kokaine dhe kanabisi që është droga më e përdorur. Sasia e kanabisit të sekuestruar nga fillimi i vitit deri më tani llogaritet mbi 790 kg, ndërkohë që policia vijon punën për goditjen e kultivimit. Nga fillimi i vitit deri më tani janë asgjësuar mbi 75 mijë rrënjë kanabisi çka tregon se lufta me këtë narkotik në Shqipëri nuk është ende e fituar. E konsiderueshme ka qenë dhe sasia e heroinës së sekuestruar në vendin tonë në 6 muajt e parë të vitit. Në operacione të ndryshme policia ka sekuestruar 62 kilogramë heroinë por në asnjë prej tyre nuk ka mundur dot të shterojë pyetjet nga vinte heroina dhe të zbërthente gjithë rrjetin, që merrej me tregtimin e saj me shumicë apo pakicë. E lartë ka qenë dhe sasia e kokainës së sekuestruar. Në të gjithë vendin policia ka kapur 11 kilogramë, 9 prej të cilave vetëm në Tiranë ku janë goditur disa grupe kriminale bashkë me shpërndarësit.
McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

Rasti i Mc-Gonigal, i cili nëpërmjet mashtrimit premtonte për heqje të njollave apo dhe në vendosjen e tyre diplomatike. Akuzat që rëndojnë ndaj tij lidhen me faktin se ai ka dështuar të raportojë në sistemin e mbrojtjes së integritetit të zyrtarëve të FBI-së përfitimet në para të thata dhe në mbulime shpenzimesh udhëtimi si dhe takimet me zyrtarët e huaj, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë. MC-gonigal dyshohet se ka përfituar një shumë prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan. Një zëdhënës i Ramës hodhi poshtë akuzat pa iu përgjigjur pyetjeve. Për ish- zyrtarin e FBI hetuesit zbuluan ndër të tjera se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus OlegDeripaska nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Por në shtator pritet gjyqi i radhës ku do të vendoset dhe sqarohet edhe roli i kryeministrit Rama.



















