Manipulimi i Zgjedhjeve/ Celibashi “pranon” dështimin, problematikë, sjelljet e komisionerëve

Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi duket se pranoi një ndër problematikat kryesore të zgjedhjeve siç janë komisionerët. Komisioneri Celibashi gjatë raportimit të tij i cilësoi komisionet e dyta dhe të treta si problematika kryesore e zgjedhjeve. Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve, Celibashi iu kundërpërgjigj edhe paralajmërimit të kryeministrit Rama, i cili në përfundim të zgjedhjeve të 14 majit, pasi bëri kritika ndaj punës së KQZ, paralajmëroi se nuk do ta lejë më aq. I pyetur në komisionin e ligjeve për platformën e Partisë Socialiste “Aktivisti”, Celibashi tha se për KQZ, kjo platformë nuk paraqet probleme, por nëse përdoret për presion ndaj administratës, shqetësimi duhet adresuar në insitucione të tjera.

Denoncimet – dritëhijet e një procesi

Sigal

Pas zgjedhjeve të 14 majit 2023 një mori provash dhe materialesh filmike u bënë publike kryesisht nga opozita ku sipas saj dëshmoheshin parregullsitë e procesit. Po ashtu kalvari i gjatë i ankimimeve nga KQZ, në Kolegj e në Gjykata dëshmoi se zgjedhjet në Shqipëri kanë probleme. Pajisejet PEI të identifikimit elektronik të zgjedhësve thuajse në pjesën më të madhe të qëndrave të votimit nuk funksionuan. Gjatë ditës së zgjedhjeve së 14 majit denoncime pati edhe për votimin elektronik ku disa votues shprehnin se edhe pse votonin njërin kandidat vota shkonte për kandidatin tjetër. Lefter Maliqi një prej qëndrestarëve të fortë të këtij procesi deri më tani rezulton se ka sfiduar e fituar betejat e manipulimit për zgjedhjet në Kuçovë. Që nga boja e ujshme, mjediset e KZAZ e deri tek ndryshimi i kutive siç pretendoi kandidati. Ai arriti që të bëj Kolegjin të shohë pamjet filmike të asaj se çfarë kishte ndodhur në ditën e votimeve aq sa kolegji vendosi rinumërim të kutive së 18 qëndrave të votimit ku ishin vënë re parregullsi. KQZ gjatë fushatës zgjedhore dilte shpesh në mbledhje të drejtëpërdrejta ku ndëshkonte me gjoba pushtetarët për organizime që përdornin adminstratën publike dhe shërbimet e saj për aktivitete politike. Në Shqipëri në zgjedhje u rregjistruan 132 parti politike, por afro 95 prej tyre nuk u dihet as adresa se ku janë.