Gjirokastër/ Asgjësohen 63 bimë kanabisi të kultivuara në një terren të vështirë, shpallet në kërkim autori

70
Sigal

Një parcelë me 63 bimë kanabis është gjetur sot në fshatin Fushëbardhë, në vendin e quajtur “Gryka e Skotinisë”. Bëhet me dije se bimët e kultivuara janë asgjësuar përmes djegies.

Ndërkohë kultivuesi nuk është identifikuar ende dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Gjirokastër nga kontrollet e vazhdueshme për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Fushëbardhë, në vendin e quajtur “Gryka e Skotinisë” ka konstatuar dhe asgjësuar 63 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të kultivuara në një terren të vështirë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.