Gjendet i vetëvarur një 82-vjeçar në banesë, ja çfarë thotë policia

142
Sigal

jë 82-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës.

Sipas policisë, familjarët gjetën shtetasin me iniciale K.G. të vetëvarur. Mësohet se ai jetonte vetëm.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

 Rreth orës 16:40, në fshatin Fushëbardhë, Gjirokastër, pranë banesës së tij, është gjetur nga të afërmit, i vetëvarur shtetasi  K. G., rreth 82 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.