Gjarpri helmues i hyn në dhomën e gjumit, shpëton mrekullisht e moshuara nga Berati

62
Sigal

Një e moshuar 82-vjeçe,e cila jetonte e vetmuar në një banesë në lagjen “Vakëf” në Berat ka kërkuar ndihmën e zjarrëfikësve për të nxjerrë nga banesa një gjarpër helmues.

Zvarraniku kishte hyrë në shtëpinë e 82-vjeçares dhe qëndronte në dhomën e gjumit. Menjëherë pas njoftimit të marrë, zjarrëfikësit kanë shkuar në banesën e të moshuarës dhe pasi kanë neutralizuar zvarranikun helmues, kanë bërë të mundur largimin e tij nga banesa.

Sipas efektivëve zjarrëfikës në vendngjarje ,gjarpri ishte i llojit helmues dhe i rrezikshëm për jetën e zonjës në rast pickimi.