Fushë-Krujë, aksidentohen 3 persona

521
Tre të plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti të ndodhur gjatë natës në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë. Mësohet se një mjet tip ‘Benz’ është përplasur me bordurën, e për pasojë ai ka përfunduar në bregun e lumit.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet, për të marrë mjekim të specializuar, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Sigal