Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat.
Mësohet se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga.

Kamioni ka bllokuar dhe qarkullimin e automjeteve prej më shumë se 15 minutash. Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punohet për zhvendosjen e kamionit.

Drejtuesi i kamionit ka marrë lëndime deklaron për policinë se e humbi kontrollin pa e kuptuar dhe se ka dyshime për vaj në rrugë.




















