FOTO/ Vrasja në 1997, ekstradohet nga Belgjika beratasi i dënuar. Ja emri

483
Një i dënuar me 17 vite e 7 muaj burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997 është ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri.

Burime nga policia thanë se Interpol Tirana ka bërë ekstradimin nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë të Levent Bregut, 40 vjeç, lindur në Berat.

Bregu ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 15 tetor 2014, Gjykata e Rrethit Berat, e ka dënuar me 17 vjet, 7 muaj dhe 18 dite burgim për veprën penale, “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 27.03.1997 në fshatin Veterrik-Berat, Levent Bregu së bashku me xhaxhanë e tij, kanë vrarë me armë zjarri shtetasen M. H., si dhe kanë tentuar të vrasin shtetasin D. H.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bruksel/Belgjike, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë


Sigal