FOTO/ Shkatërrohet banda e kokainës në Athinë, si vepronin 5 trafikantët shqiptarë

549
Një grup i shpërndarjes së kokainës është shkatërruar nga policia helene në Athinë. Në pranga kanë përfunduar 5 shqiptarë që vepronin në zonat e Neas, Smirnit, Kalitheas dhe Larisas.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 31-35 vjeç. Gjithashtu në kërkim janë shpallur edhe dy shqiptarë të tjerë.
Në mesin e të ndaluarve është edhe një femër. Nga ky operacion u sekuestruan 436 gramë kokainë, 300 gram përzierës, 2000 euro, 3 peshore, 2 pistoleta, 2 makina, 14 celulare. Udhëheqësi i bandës ishte një 34-vjeçar, identeti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ai ishte përgjegjës për gjetjen e sasive të kokainës dhe drejtonte anëtarët e tjerë në mënyrë që droga të ruhej në vende të përshtatshme.


Sigal