FOTO/ Çpo ndodh në Burrel? Operacionalja “kreh” qytetin, shoqërohen disa persona

110
Sigal

Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” e Drejtorisë së Policisë së Dibër janë duke zhvilluar një aksion “blic” në zonën e Burrelit.

Mësohet se në sitë po kalojnë makina luksoze dhe lokale, ndërsa kontrollet po bëhen për të zbuluar armë, drogë por edhe për të ndaluar persona që janë të shpallur në kërkim.

Kontrolle gjithashtu po ushtrohen për të zbuluar veprimtari të kundraligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Paraprakisht bëhet me dije se janë shoqëruar disa persona.