FOTO/ Çantën plot me drogë, arrestohet i riu shqiptar në Itali (Emri)

401
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Raguza, pasi është kapur me lëndë narkotike. Në pranga ka përfunduar shqiptari Emiljan Korreshi, 23 vjeç.
Gjatë operacionit të policisë të koduar “Pako dhuratë”, karabinierët gjetën dhe sekuestruan në çantën e shqiptarit 5 kilogram marijuanë e ndarë në 5 pako si dhe rreth 30 gramë kokainë.
Shqiptari sapo kishte mbërritur nga Roma në komunën Modica të Raguzës. Sipas mediave vendase, vlera e lëndës narkotike përllogaritet të jetë rreth 55 mijë euro.
23-vjeçari shqiptar është shoqëruar në burgun e Raguzës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Sigal