Përparim Kabo: Lamtumirë mik i shtrenjtë, më mori malli që tani…!

631
Ike mik i shtrenjtë dhe ma zbraze shpirtin…tek të shihja të shtrirë pa jetë nuk doja ta besoja…Ike mik dhe le një boshllëk te familja jote e mrekullueshme…Ike Mihal Luarasi dhe teatri është në zi, ike nga kjo botë për të cilën u përpoqe ta bëje më të mirë me artin tënd regjisorial, ta bëje më humane me dramën shqipe, ta bëje një botë me dritë, falë përkushtimit dhe kalvarit tënd…Ike Mihal dhe do më mungosh, poezitë nuk do t’i lexojmë dot më bashkë, por unë do t’i dërgoj në qiell…Sa kujtime kemi bashkë, sa ëndrra sa biseda dhe sa brenga…! Ike miku im megjithëse t’u luta para dy ditësh me poezinë titulluar: “Mos të lutem!” …por jo, në këtë vjeshtë ike, lamtumirë mik i shtrenjtë…Më mori malli që tani…!
Sigal