FOTO/ Çantat plot me drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, arrestohet në kufi 34-vjeçari

372
Policia greke vijon operacionet anti-drogë dhe kontrollet e bëra në kufi.
Kësaj here në Kozani është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në automjet u gjetën dhe sekuestruan 4 çanta me 55 kg 770 gram marijuanë.
Droga ishte e ndarë në katër çanta. Në pranga ka përfunduar shoferi, një 34-vjeçar.
Nga operacioni u sekuestruan makina, 1 celular dhe 2 karta SIM.
Sigal