FOTO/ Blic antidrogë në Itali: Zbulohet rafineria e përpunimit të heroinës, arrestohen dy shqiptarë

510
Çdo gjë ka nisur nga një makinë e dyshimtë në pronësi të një shqiptari që është vërejtur në autostradë në Sirmione, njofton ANSA, përcjell Syri.net. Një shqiptar që ishte drejtuesi vazhdonte të hynte e të dilte në një shtëpi në Castelverde gjatë orarit të punës.

Guardia Di Finanza e Breshias dhe Policia e Kremonas më 31 korrik kanë vërejtur lëvizjet e dyshimta të shqiptarëve në banesë dhe menjëherë kanë mësyrë në banesën e tyre ku kanë zbuluar një laborator për përpunimin dhe paketimin e drogës.

Falë bashkëpunimit me skuadrësn e ndërhyrjes së shpejtë në Cremona, është gjurmuar dhe zbuluar edhe personi tjetër që u arrestua. Makina dhe paratë e tyre u konfiskuan. Policia konfiskoi 4.6 kg heroinë të pastër dhe 30 kg substancë për përzierjen e saj si dhe makinerinë që shërbente për përzierjen e drogës bashkë me presën për paketimin.


Sigal