Falsifikonte dokumentet e identifikimit të personave me precedentë penalë, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

22
Sigal

Një 40-vjeçar i dënuar me mbi 3 vite burg dhe i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Fierit.

Mësohet se në pranga ka rënë Elmir Dashi, i cili në periudhën 2012-2013, kur ka qenë i punësuar në zyrat e kompanisë për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të identifikimit, ka falsifikuar dokumentet e  identifikimit të disa shtetasve me precedentë penale, kundrejt përfitimit.

Ai akuzohet veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Fier, në zbatim të planit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

Elmir Dashi, 40 vjeç, banues në Fier.

Në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, u bë ndalimi i këtij shtetasi, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 1 ditë burgim, për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ky shtetas, në periudhën 2012-2013, kur ka qenë i punësuar në zyrat e kompanisë për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të identifikimit, ka falsifikuar dokumentet e  identifikimit të disa shtetasve me precedentë penale, kundrejt përfitimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.