Europol: Arrestohet grupi çeko-shqiptar, trafikonin emigrantë në Britani

399
Tetë persona janë arrestuar si pjesë e një grupi kriminal, gjatë një operacioni të drejtuar nga Europol. Personat merreshin me trafikimin e shtetasve shqiptarë në drejtim të BE dhe Britanisë së Madhe.
Europol ka njoftuar ditën e martë se grupi i personave, i cili përbëhej kryesisht nga shtetas çekë dhe shqiptarë, ka funksionuar që nga fundi i vitit 2013.
Emigrantët e parregullt kontrabandoheshin në Britaninë e Madhë nëpërmjet dy rrugëve: Rruga e parë ishte nga Turqia ose Greqia në Belgjikë dhe më pas për në Britani me mjete të drejtuar nga çekë ose sllovakë.
Rruga e dytë ishte nga Bullgari ose Serbia në Çeki dhe më pas nga Gjermania i dërgonin në vendin ishullor me anë të trenave apo me target.
Aksioni kundër grupit është marrë të martën nga autoritetet gjyqësore dhe ato të zbatimit të ligjit nga Belgjika, Republika Çeke, Gjermania dhe Britania e Madhe me mbështetjen e Europol dhe Eurojust.
Sigal