Aksident rrugor në Përrenjas, vdes turistja gjermane

127
Sigal

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetaseje të huaj ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Qafë-Thanë.

Trajleri ka rrëshqitur dhe ka goditur autoveturën që drejtohej nga një shtetase gjermane që udhëtonte me bashkëshortin e saj.

Gruaja ka ndërruar jetë në vend ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital, ku po merr kujdesin e duhur mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

Ky është aksidenti i gjashtë për sot në aksin Pogradec-Prrenjas.