Endrit Brahimllari: Arrestoni kriminelët dhe banditët, jo qytetarët!

512
Sigal

Banorët e unazës po protestojnë para Komisariatit nr  6, pasi policia ka shoqëruar disa prej tyre gjatë ditës së djeshme.

Më banorët e Unazës dhe në mbështetje të tyre ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari.

Nga aty Braimllari u shpreh se Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka shfaqur një sjellje prej krimineli, duke e cilësuar atë një ushtar të bandave dhe trafikut të drogës.

Braimllari theksoi se protestuesit janë dhunuar gjatë shoqërimit dhe ndaj ish-deputetit Klevis Balliu është ushtruar dhunë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

“Policia nuk arreston kriminelët dhe banditët por qytetarët. Edi Rama nuk bashkëqeveris me qytetarët por me krimin e organizuar.” – u shpreh Braimllari.