Një 24-vjeçar, i identifikuar si Arens Beqiri, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri.
Ngjarja është shënuar mrëmjen e kësaj të hënë në Shkodër, teksa rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po bën krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit