“Taksidarët” e korruptuar lënë në mëshirë të fatit konsumatorin shqiptar, shiten 85% e mandarinave

Bllokimi i sasive në pikat kufitare të BE (Kroaci), përveçse ka dëmtuar imazhin e prodhimeve shqiptare në tregjet e BE-së, mbi të gjitha shëndeti i konsumatorëve shqiptarë është në rrezik. Ndërsa qindra fermerë që kanë kultivuar me ndershmëri mandarinë po pësojnë humbje të konsiderueshme nga dëmtimi i imazhit.

Mandarina Klementine është një lloj shartese me portokallin që ka më shumë vlera dhe për rrjedhojë ka çmime më të larta dhe është më e kërkuar në tregjet ndërkombëtare. Kjo lloj mandarine ka një fund pak të sheshtë në dallim me llojin klasik të frutës.

Për shkak të fitimeve më të larta që sjell, fermerët shqiptarë në disa raste kanë përdorur pesticide të ndaluara për rritjen e saj. Bllokimi i sasive në pikat kufitare të BE (Kroaci), përveçse ka dëmtuar imazhin e prodhimeve shqiptare në tregjet e BE-së, mbi të gjitha shëndeti i konsumatorëve shqiptarë është në rrezik. Ndërsa qindra fermerë, që kanë kultivuar me ndershmëri mandarinë po pësojnë humbje të konsiderueshme nga dëmtimi i imazhit.

Sigal

Duke justifikuar dështimin e kontrolleve të AKU-së, Ministria e Bujqësisë sot ka nxitur konsumin e produkteve shqiptare për festat e fundvitit dhe në vazhdim.

Në vendin tonë nuk ekzistojnë organet kompetente për mbrojtjen e konsumatorit, të cilat kanë punësuar “patronazhistë” dhe “taksidarë” që mbyllin sytë në momentin kur korruptohen, ndërsa në treg lejojnë ushqime me helm dhe pesticide të dëmshme për shëndetin.

“Për vitin 2024 mbi 85% e prodhimit të mandarinave shqiptare është vjelë dhe është shitur në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar dhe në asnjë rast nga të gjitha kontrollet dhe analizat e kryera nuk kanë rezultuar me mbetje të pesticideve. Sot, kultivimi i mandarinave shtrihet në mbi 1,000 ha nga fermerë tregu dhe prodhues më të vegjël”, reagoi Ministria.

BE ngre sërish alarmin për mandarinat nga Shqipëria, asnjë reagim nga ministria e Bujqësisë

Presidenti i Urdhërit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli thekson se ende pa u  mbyllur rezultatet për tre ngarkesat e para, ku është konstatuar prania e clorpirifosit në mandarina kemi një tjetët njoftim alarmues.Reagimi i plotë i Resulit:“Raste të reja me prezencë të clorpirifosit në mandarina shqiptare. Ende pa u mbyllur rezultatet e tre ngarkesave të para për praninë e clorpirifosit në mandarina, sistemi i alarmit RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria!Ku është Ministria e Bujqësisë?Ministria ka për detyrë të mbrojë konsumatorin shqiptar dhe të sigurojë standardet e sigurisë ushqimore. Pse po vonohen analizat dhe nuk po publikohen rezultatet? A ka dikush interesa në Ministrinë e Bujqësisë që lejon popullatën shqiptare të konsumojë produkte me nivele të rrezikshme të pesticideve?Kjo situatë është një këmbanë alarmi për shëndetin e qytetarëve dhe për reputacionin e produkteve tona bujqësore. Institucionet përkatëse duhet të reagojnë menjëherë dhe të garantojnë që produkte të tilla të mos përfundojnë në tryezat tona.”

Pesticidet e ndaluara nga BE përdoren në kultivimin e produkteve shqiptare në katër vitet e fundit

Mandarina nuk është produkti i vetëm me probleme të ngarkesës së pesticideve.Sipas të dhënave të raportuara nga sistemi RASFF në katër vitet e fundit, nga 22 shtator 2020 deri më 20 dhjetor 2024, janë regjistruar një numër rastesh të konsiderueshme që lidhen me produkte ushqimore me origjinë nga Shqipëria, veçanërisht në kategorinë e frutave dhe perimeve, të cilat përmbajnë substanca të rrezikshme. Rasti më i zakonshëm përfshin praninë e substancave të palejuara, të tilla si pesticidet Klorpirifos, fosmet dhe formetanat.Rreth 43.9% e rasteve totale të raportuara në databazën e RASFF lidhen me kategorinë e frutave dhe perimeve, duke treguar se kjo kategori është ndër më të prekurat nga problemet e sigurisë ushqimore. Nga këto, janë regjistruar 5 raste specifike që përfshijnë mandarina (clementine), të cilat kryesisht lidhen me praninë e substancave të palejuara si Klorpirifos. Përveç mandarinave, ka 24 raste të tjera që përfshijnë fruta të ndryshme, duke përfshirë raporte për produkte të tjera problematike në këtë kategori.