Vlora pritet të përmbytet sërish. Ermal Dredha u thotë vlonjatëve se do i ndihmojnë kur t’u shkruajnë nga Facebook-u

Vlora në administrimin e Ermal Dredhës është kthyer në një qytet, ku sa herë që ka reshje shiu, rrezikon të përmbytet, ashtu siç u përmbyt pak kohë më parë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme tek qytetarët. Kjo situatë vjen për shkak të ndërtimeve pa kriter, si dhe të bllokimit të kanalizimeve.

Edhe ditën e sotme, rrugët e Vlorës pritet të “pushtohen” sërish nga uji masiv, teksa Bashkia ka dalë me një njoftim ku iu bën apel drejtuesve të automjeteve që të mos parkojnë në akset, të cilat janë me risk më të lartë për përmbytje.

Sigal

Më konkretisht, në akset: “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në “Skelë” te dykalimshi dhe tek shkolla “Halim Xhelo”.

Por, ndërkohë, Bashkia dhe Ujësjellës Kanalizime Vlorë në vend që të lenë një numër kontakti, iu thotë qytetarëve se duhet t’i shkruajnë në Instagram dhe Facebook nëse kanë probleme nga përmbytjet.

Poshtë njoftimit të Bashkisë Vlorë me në krye Ermal Dredhën, një qytetar shpreh indinjatën më të drejtën, ku tregon se shiu i parë përmbyt qytetin.

Qytetari E.I, shkruan: Mesazh klishe copy paste , rregulloni rrugët e çara ,qytet pa rrugë pa semafor, shiu i parë që bie mbyt për çdo vit qytetin , mbeturina nga çdo cep …..