Itali/ Arrestohet shqiptari, i sekuestrohet 16 kg heroinë me vlerë 400 mijë euro

460
Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi në shtëpinë e tij u gjetën 16 kg heroinë si dhe një laborator për përpunimin e drogës. Sipas “Milano Today”, shqiptari Fitim Ramçi, 23 ¬vjeç e kishte kthyer banesën e tij në një laborator droge. Policia italiane njofton se shqiptari jetonte në Sesto San Giovani, në periferi të Milanos. Ai kishte në dispozicion një sërë makinerish me të cilat prodhohej heroina. Droga e sekuestruar, sipas policisë italiane vlen 400 mijë euro.
Sigal