(EMRI) Qëlloi ndaj mjetit në lëvizje, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan

88
Sigal

Policia e Elbasani ka vënë në pranga ditën e sotme 39-vjeçarin Ermal Matishi, pasi në qershor të vitit të kaluar qëlloi me armë zjarri ndaj një mjeti në lëvizje duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

39-vjeçari është dënuar me bug për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan ndaluan shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se 39-vjeçari, më datë 17.06.2022, në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti që ndodhej në lëvizje, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të shtetasit E. M