Skënderbeu bëhet i “frikshëm”, afron një mesfushor dhe një sulmues

91
Sigal

Skënderbeu ka goditur sërish në merkato, duke afruar në klub dy futbollistët Savior Goduin dhe Moses Xhunior.

Goduin luan si mesfushor qendre ndërsa Moses si sulmues i majtë teksa njihet për shpejtësinë e tij. Bëjmë me dije se dy nigerianët kanë nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me korçarët.

Blerjet e bëra në këtë janar si Idrizaj, Hyseni, Moraes etj do të jenë nën urdhërat e trajnerit Gvozdenovic për të ndihmuar ekipin në objektivin e rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.