EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime ekonomike, arrestohet 45-vjeçari në pikën kufitare të Morinës

98
Sigal

Një 45-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime ekonomike, është arrestuar pasditen e sotme në pikën kufitare të Morinës.

Policia bën me dije se në pranga është vënë Armend Morina i cili po tentonte të futej në territorin shqiptar.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Ëangen në 2021, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi dhe mbajtja e sendeve të vjedhura “,  parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Kukës, e arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.