EMRI/ I dënuar me burg, arrestohet në Kakavijë 58-vjeçari i shpallur në kërkim

12
Sigal

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar në pikën dogane të Kakavijës, pasi po tentonte të hynte në Shqipëri.

Autoritetet policore raportojnë se në pranga është vënë shtetasi Alfred Lelaj, 58 vjeç, i cili është dënuar me burgim për falsifikim.

“58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumeteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.