Vlorë, asgjësohen 4900 bimë kanabis, një sasi e madhe gjendet në proces tharje

37
Sigal

Rreth 4900 bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë gjetur dhe sekuestruar në aksionin e zhvilluar këtë të mërkurë në Vlorë. Burime nga policia, bëjnë të ditur se bimët kanë qenë të mbjella në tokë, ndërsa një sasi e madhe është gjetur në proces tharje në fshatin Bishan.

Gjatë kontrolle në zonë janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy armë kallashnikove, ndërsa janë shoqëruar tre persona. Një prej tyre mësohet se është kryeplak i fshatit Bishan dhe pronari që ka patur tokën në administrim.