Detaje të reja nga vrasja tragjike e çiftit: 70-vjeçari i qëlloi me granata para se t’i vriste me automatik

625
Ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të mërkurë në Gjirokastër mund të kishte pasur pasoja edhe më tragjike. Detaje të reja mësohen për vrasjen e dyfishtë, të çiftit Afërdita dhe Aleko Kosta, të cilët u ekzekutuan me armë nga fqinji i tyre Apostol Kosta, njëkohësisht kushëri me 61– vjeçarin Aleko.
70–vjeçari mësohet se fillimisht kishte tentuar t’i vriste ata me granata, duke i hedhur në banesën e çiftit. Por pasi granatat nuk shpërthyen, i moshuari nuk u dorëzua dhe i qëlloi ata për vdekje me kallashnikov. E gjithë kjo ngjarje ndodhi në kohën kur në banesë ndodhej edhe djali 19 – vjeçar i Afërdita Kostës, të cilin 49–vjeçarja e kishte nga martesa e mëparshme.
Vrasja e dyfishtë erdhi pas një konfiikti mes palëve për një mur ndarës të shtëpive. Çështja në fjalë kishte shkuar në gjykatë dhe kjo e fundit kishte vendosur që muri i përkiste viktimës. Disa ditë më parë, autori ishte përballur edhe me përmbarimin, që i kishte lënë kohë 70 – vjeçarit për ta prishur vetë murin.
Sigal